Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi opozitën që sipas tij financohet nga rublat ruse, duke dhënë si argument votat e saj pro raportit të Dick Martyt kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE, TIRANE 

 

Të gjitha këto flasin më shumë se debatet me lloj-lloj çudirash që dëgjojmë nga ata që e kanë kthyer në sport kombëtar sharjen e Shqipërisë dhe financimin nga rublat e Putinit dhe atë që bëjnë me raportin e Dick Martyt. Po të shikosh faktet, këta njerëz e urrejnë gjithmonë Shqipërinë, jo vetëm sot që po afron fushata. Këtë kanë bërë edhe kur votuan për të futur krerët e UÇK-së në burg, edhe kur votuan raportin që në Shqipërinë tonë u merrkan veshkat dhe organet.

 

Në mbjedhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj foli edhe për ardhjen në Tiranë, të 28 udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 

ERION VELIAJ

 

Jam i lumtur të njoftoj se qyteti po përgatitet të presë krerët e Bashkimit Europian në datën 6 dhjetor, po ashtu edhe krerët e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë veta që më thonë pse nuk hyn në debat me ata që shajnë Tiranën…

 

Veliaj bëri të ditur gjithashtu se Festa e Flamurit këtë vit do të nderohet edhe nga pjesëmarrja e këngëtares me famë botërore Dua Lipa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *