E diel, 11 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj: Ols Dado “kasap” i Berishës! Ngre pikëpyetje për dietat e mia por të tijat nuk i ka deklaruar

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar akuzat nga qelia për prokurorin Ols Dado. Në një postim shterues në Facebook, kryebashkiaku ngre pikpyetje mbi akuzat ndaj tij duke e quajtur dosjen farsë dhe për llogari të Sali Berishës.

Erion Veliaj: Goditja qorre e Ols Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.

Reklamë

Me nota të larta ironie, Veliaj shkruan se edhe këto reagime të tij do të shkruhen si kërcënime.

Erion Veliaj: Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat.

Reklamë

Veliaj ndalet te deklarimi i dietave që sipas tij po për të njëjtën arsye duhen kryer hetime dhe ndaj prokurorit sipas deklarimit që ky i fundit ka bërë.

Erion Veliaj: Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?  A ka udhëtuar shtetasi Ols Dado për shërbime brenda dhe jashtë shtetit këto vite?A ka marrë dieta për këto udhëtime?- Sepse në qoftë se i ka marrë dhe nuk i ka deklaruar, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë, por në rastin më të keq, lind vetiu pyetja e tij për atë vetë: kush ia ka mbuluar shpenzimet prokurorit që s’paska pasur nevojë për të marrë dietat e shtetit që i takojnë me ligj?

Erion Veliaj prej disa ditësh gjendet në burg, ndëra sipas njoftimit zyrtar të SPAK akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të parave./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë