E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Veliaj: Një tjetër kënd lojërash i shtohet kryeqytetit

Bashkia e Tiranës ka njoftuar perfundimin e një tjeter këndi publik lojërash ku fëmijët mund të argëtohen.

 

Përmes fotove të publikuara në twitter, kryebashkiaku Veliaj ka zbuluar edhe pamjet e këtij këndi të ri.

 

Reklamë

“Edhe një tjetër Park Lojërash i shtohet Tiranës tek rr. Elbasanit! “7 xhuxhat” nga privat, kthehen në publik me parking poshtë për prindërit e lojëra përmbi për fëmijët – përdorim i dyfishtë ekonomik për hapësirën e limituar publike”, shkruan Veliaj në twitter.

 

Parku i ri lojërave ka tashmë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim duke krijuar mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

 

Falë këtij projekti mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

 

Më shumë video

Reklamë