E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Veliaj: Nishani, president qesharak

Me një gjuhë të ashpër kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka denoncuar qëndrimin e Presidentit Nishani, për t’iu bashkuar protestës së shoqërisë civile kundër parkut të lodrave te Liqeni Artificial. Presidenti – tha Veliaj, po përdoret politikisht nga Partia Demokratike. Kryebashkiaku, nuk i kurseu akuzat ndaj kreut të shtetit, teksa vuri në dukje se është një nga të vetmit që ka vilë tek kodrat e liqenit. Deklaratat Veliaj i bëri në një dëgjesë për sheshin “Skënderbej”, që sipas tij, do t’i japë frymëmarrje Tiranës, së bashku me zona të tjera pedonale. Kryebashkiakut tha se gjithë punonjësit janë të angazhuar për të bërë mundur zgjidhjen edhe të problemeve më të vogla, por që për qytetarët janë një shqetësim i madh.

Më shumë video

Reklamë