Subscribe

Kryetari i bashkisë  Erion Veliaj, i cili është drejtuesi politik për qarkun e Tiranës mblodhi strukturat e Partisë Socialiste për të nisur punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Veliaj shpjegoi se angazhimi i tij personal dhe i çdo socialisti në kryeqytet duhet të jetë fitorja e mandatit te 4 për kryeministrin Edi Rama

“Ne synojmë një mandat të katërt për Kryeministrin Edi Rama dhe forcën tonë politike, e cila është familja më e madhe, më patriotike dhe më progresiste në vend”, u shpreh Veliaj.

Sipas ligjit ky është mandati i fundit i Erion Veliaj në krye të bashkisë së Tiranës dhe në media nuk kanë munguar skenarët se çfarë bën Erion Veliaj pas vitit 2027 nëse Edi Rama do të jetë kryeministër deri në vitin 2029. Për të gjithë këta skenarë Veliaj ka pasur sot një përgjigje

“Kush mendonte se pas tre mandateve në bashki unë do ta ulja ritmin, ju premtoj publikisht se kjo do të jetë fushata ku unë do të impenjohem edhe më shumë, do të punoj edhe më fort, jo vetëm për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, por për faktin se kjo forcë politike dhe Kryetari i saj e kanë transformuar Shqipërinë në një mënyrë të paimagjinueshme, po ashtu edhe Tiranën, çdo qelizë të jetës së vendit”, tha Veliaj.

Veliaj ironizoi kundërshtarët politike duke theksuar se PS nuk e ka betejën me një parti që sot mbush vetëm rrugën poshtë shtëpisë se liderit të opozitës Sali Berisha, por e ka betejën me veten për tu dhënë qytetarëve një qeverisje më të mirë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *