Subscribe

Ne njësinë numër 2 ne kryeqytet, zona e njohur me emrin “depoja e ujit” brenda 6 muajve do te ketë nje pamje te re. Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erjon Veliaj ka inspektuar fillimin e punimeve per ndërtimin e dy rrugëve të reja që të çojnë në këtë zonë, të cilat vijnë si zgjatim i rrugëve “Budi” dhe “Mihal Grameno”.

 

“Siç e kisha premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka pushime, s’ka pushime, do t’i japim forca që të përdorim çdo ditë të verës për punët e Tiranës. Ndaj, më vjen mirë që për dy damarë kryesorë të të gjithë kësaj zone periferike të Tiranës, rruga “Budi” dhe rruga “Mihal Grameno”, skajet e tyre fundore, kemi filluar ndërtimin e rrugëve të reja.”

 

Sipas Veliajt prioritet do te jene investimet ne zonat qe jane zhvilluar gjate tranzicionit, ku infrastruktura ka probleme te mëdha.

 

“Kjo është një periferi ekstreme e Njësisë nr. 2, ish-lagja ime e vjetër, sepse Tirana deri diku mbaronte te Depoja e Ujit. Ajo ishte kufiri midis Tiranës urbane dhe fundit të jetës urbane. Sot, në fakt, Depoja e Ujit është në mes të një lagje me shumë banorë, njerëz të ardhur në vitet ‘90-2000, që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre me djersë e mund, por që merr ketë vlerë vetëm po të ndodhin dy gjëra: qeveria po bën legalizimet, ndërkohë bashkia ndihmon me urbanizimin.”

 

Veliaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetareve per pengesat ne jetën e përditshme per shkak te punimeve ne këto rruge, duke premtuar përfundimin e projekteve para afatit 6 mujor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *