Veliaj ngushëllon Bashën: 30 Qershori iku, mobilizohu për 2021 lal

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj ka ironizuar qëndrimin e mbajtur nga Lulzim Basha dhe opozita për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një postimi në Twitter, Veliaj i kujton Bashës që të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të cilat do të bëhen vetëm më 2021, ndërsa i sugjeron që të qëndrojë pak më shumë në vendin e tij dhe jo të rrijë në Hollandë.
“30 Qershori iku tani! Mobilizim për 2021 lal dhe duhet me nejt pak më shumë në Shqipëri këto dy vite, me gjithë respektin për Hollandën!”, shkruan Veliaj.
30 Qershori iku tani! Mobilizim per 2021 lal dhe duhet me nejt pak me shume ne Shqiperi keto dy vite, me gjithe respektin per Hollanden! 🤷🏻♂️
🇳🇱 Ik wens je veel geluk en geduld! ✌️ pic.twitter.com/mYZorKEI0I
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) June 23, 2019




