Subscribe

Bashkë me qytetin e Bazelit në Zvicër, Tirana do t’i bashkohet një nisme ndërkombëtare për platformat Smart City, dhe aplikimin e teknologjisë së informacionit në shërbimet qeveritare, bashkiake, sektorin privat, etj.

 

Nga Praga, ku mori pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së, Erion Veliaj tha se kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer për t’i shërbyer më mirë qytetarëve.

 

“Tirana do t’i bashkohet kësaj platforme të qyteteve inteligjente për të marrë disa nga eksperiencat më të mira smart city në shërbime qeveritare e bashkiake. Do të jemi pjesë e kësaj nisme bashkë me qytetin e Bazelit nga Zvicra, të cilës besoj do t’i bashkohen edhe shumë qytete të tjera, ku do të kemi mundësi të tregojmë se si me pak financa, por me shumë përkushtim e me shumë mobilizim qytetar, kemi arritur disa nga këto zhvillime në Tiranë”

 

Shqipëria kete vit do të mbajë dhe presidencën e OSBE-së.  Per kryebashkiakun veliaj kjo eshte nje mundesi e mire për Tiranën edhe ne prezantimin e kultures dhe arritjeve te ketyre viteve.

 

 “Është një lajm i jashtëzakonshëm që Shqipëria do të ketë Presidencën e OSBE-së, një arritje fantastike e qeverisë shqiptare për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme globale për paqen dhe sigurinë. Por, sigurisht, edhe një privilegj i madh për Tiranën, që duke filluar nga kjo vjeshtë, por edhe gjatë vitit 2020, do të presë një pafundësi delegacionesh. Një mundësi fantastike për të treguar qytetin, por edhe për të treguar kulturën tonë; që dimë të mbajmë pastër, që jemi të sjellshëm ndaj të huajve, që jemi mikpritës”.

 

Gjatë punimeve të Forumit, kryebashkiaku Veliaj foli edhe për politikat Smart City në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *