Subscribe

Nga Vora, Erion Veliaj, duke ironizuar zhvillimet në Partinë Demokratike, tha diferenca mes atyre që fokusin e kanë te foltoret dhe lufta e brendshme dhe partisë së fokusuar te problemet reale të njerëzve sot është më e qartë se kurrë më parë.

 

“Shikoni ata që kishim ne përballë. Janë duke u zënë me foltoret, cirku që shkon fshat më fshat. “Çfarë do ndodhë me Saliun dhe çfarë do ndodhë me Lulin?!” U provua ajo që ne thonim në fushatë, – këta nuk e kanë mendjen tek hallet e njerëzve, këta e kanë mendjen ku janë vetë.”

 

Veliaj shtoi se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë PS-së për zgjedhjet e fundit lokale dhe tashmë është koha për të rindezur motorrët elektoralë edhe në 2 bashkitë e Qarkut të Tiranës të mbetura pa kryetar të legjitimuar nga zgjedhësit.

 

“Ne morëm vendimin e drejtë nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias që zgjedhjet vlenin. Kështu që ne po përgatitemi për zgjedhje në Rrogozhinë dhe në Vorë, ku do të fitojmë më thellë seç fituam në datën 25 prill, se po të shikosh ata që kishim përballë s’janë dukur më. LSI-ja e ka mbyllur komplet qepenin, ai dyqan nuk shet më, është komplet për likuidim. Ndërsa ata të tjerët janë cirku në fshat me foltoren. Ndaj ne kemi një argument për këto pak ditë sa na kanë ngelur deri në zgjedhjet e ardhshme edhe këtu në Vorë, për t’u thënë njerëzve që kemi qenë këtu me ta dhe meritojmë sërish besimin e tyre. Na dhanë një besim të paimagjinueshëm, duhet t’u jemi shumë mirënjohës dhe të bëjmë çmos që të mos zhgënjehen dhe t’i çojmë deri në fund të gjitha premtimet”, deklaroi Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *