Siç është bërë traditë, me afrimin e festave të fundvitit, në Baldushk është hapur tregu tradicional i gjelave të detit. Risi këtë vit është dyfishimi i numrit të gjelave për shkak të kërkesës së lartë jo vetëm nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit.

 “Unë besoj se sot, akti më i madh patriotik është që ta blesh gjelin në Baldushk, ta blesh verën në Lundër, vajin në Ndroq, domaten në Shëngjergj, se duke qarkulluar paratë brenda ekonomisë sonë, sigurisht fuqizojmë një pafundësi të madhe familjesh që jeton me nder e dinjitet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi që të thjeshtësohen sa më shumë procedurat për fermerët, që kërkojnë t’i përkushtohen agro-turizmit.

“Parimi është që, nëse dikush do të hapë një agroturizëm, që do të rrisë veprimtarinë në aktivitetin e tij, ne t’i bëhemi krah, jo stërkëmbësh. Është një mundësi sesi puna e një viti të tërë shpërblehet në këtë javë të fundit. Secili prej nesh duhet të jetë një agjent marketingu dhe të sigurohemi që viti i ri i gëzoi të gjithë, i ndihmoi të gjithë, por mbi të gjitha ata që sakrifikojnë një vit të tërë për të punuar një javë dhe për të bërë ato shitjet e vitit të ri”, shtoi ai.

Ky është viti i shtatë që në prag të festave në Baldushk hapet tregu më i madh i gjelit të detit. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *