Subscribe

Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Vlerësimi këtë herë vjen nga Samiti Botëror i Qyteteve 2018 dhe Samiti Vjetor i Ujit, i cili u mbajt në Singapor. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, i pranishëm në këtë samit paraqiti ndryshimet e mëdha që ka pësuar Tirana.

  

“Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësisht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellësit, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur”

 

Ndërmarrja e ujësjellës Kanalizimeve sipas Veliajt, ishte një ndërmarrje e falimentuar tre vite më parë, ndërsa tashmë është e gatshme të nis punën për dyfishin e kapacitetit të Bovillës.

 

“E morëm ujësjellësin si ndërmarrje e falimentuar para 3 vitesh, ndërsa sot jo vetëm ka larë borxhet, por po bëhet gati për investime, falë kredisë së BERZH-it, për të dyfishuar kapacitetin filtrues të Bovillës dhe për të ndërtuar një rrjet të ri që shkon nga Bovilla në zonën e Astirit dhe Tiranës së Re. Kjo shmang problematikat që trashëguam nga ish-komuna, në një zonë e cila u rrit jashtë mase gjatë asaj kohe. Më vjen mirë gjithashtu që, Tirana është sot lider në Shqipëri: 98.5 % e faturës së ujësjellësit paguhet. Pra, kur njerëzit shohin që marrin shërbime, janë gati të paguajnë ato pagesa modeste që i detyrohen shtetit”, u shpreh ai, teksa shprehu bindjen se lajmi më i mirë është vlerësimi i Tiranës, si një nga qytetet më inovatore, për mënyrën se si është transformuar marrëdhënia me qytetarët, duke filluar nga çerdhet, kopshtet, shkollat, terrenet sportive, këndet e lodrave, pistat e biçikletave, mbjellja e pemëve etj.”

 

Kreu i Bashkisë ka shtuar se bashkia do të vijojë angazhimin për transformimin e Tiranës dhe se në mandatin e ri do t’i kushtohet vëmendje zonave rurale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *