Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion  Veliaj, këtë të hënë ka qenë këtë të hënë në Real Story ku ka komentuar protestën e banorëve të Astirit ku është shprehur se është një protestë e politizuar.

 

Në fjalën e tij Veliaj është shprehur se ajo është një protestë e stisur dhe se rruga do të bëhet.

 

“Protesta e Astirit është e stisur, rruga do të bëhet, ajo është kthyer në protest paproduktivitet, grumbulli i njerëzve me dy ish-deputetë në krye. Unë jam i bindur që do të fitoj tek Astiri, pasi jam në atë komunitet. Unë ju ftoj që të shikoni se si janë ato që kanë marrë banesa sociale. Do te bejme disa propozime per ndryshime te vogla per kembesoret. VKM per shpronesimet eshte ne momentet e fundit perpara publikimit”

 

Gjithashtu në fjalën e tij kryebashkiaku është shprehur se pas daljes së VKM do të vijojë dhe puna për të përfunduar Unazën e Re, ai nder te tjera thekson se do te fitojne dhe në Astir.

 

Gjithashtu Veliaj ka komentuar dhe ndërtimin e stadiumit në vend të ish-stadiumit Qemal Stafa”.

 

Pyetjes së gazetarit Balla se  pse stadium po ndërtohet sërish në qendër të Tiranës kur ai ne premtimet e tij theksoi se do te ndertohej ne periferi, ai është shprehur se ofertës së tyre për ta ndërtuar tek bregu Lumit nuk ju përgjigj askush. 

 

“Politika është të punuarit për gjërat e mundshme pasi ka edhe shumë të tjera, ofertës sonë për ta ndërtuar në bregun e lumit nuk ju përgjigj askush, pasi ishte një zonë që kishte probleme me përmbytjen. Nuk kishim zgjidhje tjetër aty ka qenë më parë stadium nuk është se ne hapëm një hapësirë publike tjetër. Ne nuk i kishim ato para per ta ndertuar. Ne fituam nje stadium modern dhe nje hotel me 5 yje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *