Subscribe

Ndërtimi i teatrit te ri kombëtar, rikonstruksionit i Operas, amfiteatri i hapur ne kodrat e liqenit dhe çelja e “Turbinës’ do ta kthejnë Tiranën ne kryeqytetin evropian te kulturës. Nga Novi Sadi ne forumin rajonal te te rinjve ne Serbi, Erion Veliaj tregoi se si Tirana sipas tij po shndërrohet ne qytetin e te rinjve dhe kulturës.

 

“Po konsiderojmë seriozisht që Tirana të aplikojë për vitin 2022 si kryeqytet evropian i rinisë dhe për vitin 2024 si kryeqyteti evropian i kulturës. Me gjithë ecurinë, progresin dhe konsensusin për të pasur një teatër të ri, besoj se do të kualifikohemi dhe për ato aspekte teknike të cilat më përpara do të na përjashtonin”.

 

Veliaj tha se me ndërtimin e teatrit dhe stadiumit, Tirana futet përfundimisht në hartën e qyteteve që janë gatshme të presin edhe evente ndërkombëtare, te cilat me pare ishin te pamundura.

 

“Mungesa e një teatri ose mungesa e një stadiumi që na kanë përjashtuar nga evente ndërkombëtare, them se do të plotësohen më së miri tani që do të avancojmë me teatrin e ri. Një kryeqytet europian i kulturës që ka një opera, një teatër të ri, një amfiteatër të hapur, që ka skena alternative si Turbina, besoj se do ta bëjnë aplikimin tonë të suksesshëm dhe besoj se do të jetë konfirmimi se këto aplikime nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra, por janë pjesë e një pakete e cila garanton që në Tiranë mund të bëhet art dhe kulturë cilësore, që do të certifikohet edhe nga europianët për të pasur një kryeqytet europian të kulturës”.

 

Gjatë vizitës në Novi Sad kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me homologun e tij kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy qyteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *