Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas dëshmisë që kryebashkiaku Erion Veliaj dha në Komisionin Hetimor për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

 

Ajo kujton se si Veliaj deklaronte që nuk merrte dot asnjë vendim pa Këshillin Bashkiak, ndërsa për inceneratorët vendosi vetë!

 

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit. Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi krahas videos.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *