Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 July 2026
Vizion fokus

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës në Tyumen,...

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje...

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i ngarkuar, rekord...

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të...

Përdori këngën e saj në video lufte, Katy Perry...

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë për të...

Një person me makinë sulmon turmën gjatë Paradës në...

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Veliaj në festivalin “Marubi” kushtuar Ukrainës: Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta

25 Shtator 12:21

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor.

 

“Këtu jemi në Kinostudio, të cilën e kam pasur ëndërr të jetë një qendër graviteti e qytetit, por të tillë e bën fakti kur ndodhin aktivitete. Ju falenderoj për këtë festival! Shkolla Marubi është kthyer në një pol edhe para se të vinte autostrada, edhe përpara se të vinte sinjalistika, edhe përpara se të vinte ujësjellësi dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Jam shumë i bekuar sot që keni vendosur t’ia dedikoni festivalin një ngjarjeje që po ndodh shumë pranë realitetit dhe historisë tonë, siç është kauza e Ukrainës”, tha kreu i Bashkisë.

 

Veliaj u shpreh se Ukraina dhe procesi i rindërtimi i pasluftës do të mbledhë në Pragë kryetarë bashkish nga e gjithë bota, për të dhënë ndihmën e tyre konkrete në këtë moment të vështirë.

 

“Të hënën do të takoj Vitali Klitçkon [kryebashkiaku i Kievit] në Pragë, ku kemi krijuar një koalicion me kryetarë bashkie. Tirana është bashkia simotër e Bashkisë së Kharkivit. Kharkivi, siç e dini, është qyteti që po bombardohet më shumë për momentin. Kemi filluar që tani të mendojmë për pjesën e rindërtimit atje. Bashkia e Tiranës ka kaluar një buxhet për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe në Kharkiv; pra, në zonën më të goditur nga sulmet dhe agresioni rus. Në Pragë do të kemi një konferencë për të gjithë kryetarët e bashkive, që, ashtu siç Tirana vendosi të japë disa fonde, të kemi bashki të tjera që marrin përsipër rindërtimin në qytete të tjera ukrainase,” u shpreh ai.

 

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, u shpreh mirënjohës që Festivali iu kushtua luftës në Ukrainë.

 

“Jam shumë i prekur që ky festival iu kushtua Ukrainës dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që u bë lidhja midis Festivalit të Ukrainës gjatë këtyre ditëve. Si ambasador, unë kam mjaft informacione mbi atë që po ndodh në Ukrainë, por perceptimin real unë e marr nga njerëzit e thjeshtë, nga ata që i kanë mbijetuar luftës dhe ju siguroj që ndryshon tërësisht perceptimin tonë për të mirën e të keqen. Marr të dhëna për Bucha-n, Mariupol-in, dhe e di tmerrin që po përjetojnë civilët në ato zona. Sot jemi në ditën e 230 që nga fillimi i luftës dhe njerëzit në Ukrainë besojnë te fitorja,” tha mes të tjerash Shkurov.

 

Në fund të ceremonisë përmbyllëse u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë. Festivali për herë të parë u shoqërua me një ekspozitë fotografike, me foto nga Lufta në Ukrainë, realizuar në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Në këtë edicion ishin përzgjedhur 37 filma prej 3200 aplikimeve nga e gjithë bota.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
“Marubi” Ambasadori kushtuar ukraines Veliaj

Nga e njëjta kategori

Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre automjete

më shumë...

Humb jetën elektriçisti në Pogradec, u godit nga rryma elektrike gjatë punës

më shumë...

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u kërkon falje shqiptarëve pas duelit me Anthony Joshua: Ishte plani i Zotit që ai ta fitonte

më shumë...

Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar mes hekurave të furgonit, dyshohet se shoferi pësoi arresti kardiak

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:53

Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës...

11:19

Aksident zinxhir në aksin Fier–Levan, përplasen tre...

11:04

Humb jetën elektriçisti në Pogradec, u godit...

10:53

“Nuk iu bëra krenarë”, Kristian Prenga u...

10:38

Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i...

10:11

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht...

9:53

Përdori këngën e saj në video lufte,...

9:41

“Jemi më pesimistë se dje”, asnjë shpresë...

8:47

Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën...

8:34

Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni...

8:27

Një person me makinë sulmon turmën gjatë...

8:19

Yjet flasin për dashurinë dhe portofolin, parashikimi...

8:14

Mot i kthjellët në gjithë Shqipërinë, temperaturat...

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.