E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Veliaj në burg pa prova”, Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK! Nuk po i bëj trysni drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në komunikimion online me komentuesit në rubrikën Sy m sy’, Rama  kërkoi prova që justifikojnë izolimin e Veliajt.

Rama: Por deri tani në dosje, në asnjë paragraf të vetëm, unë s’e kam lexuar dosjen, më jepni një paragraf, apo provë që për prokurorin është e arsyeshme për ta ulur në gjyq, që kryetari i bashkisë ka vepruar në thyerje të ligjit.

Reklamë

Kreu i qeverisë u shpreh se pa Partinë Socialiste nuk ekziston SPAK-u.

Rama: Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative më jepni votën që ta shkrij SPAK. Pra, nëse SPAK nuk e garanton kjo kocka këtu dhe PS bashkë me mua, nuk mund të garantojnë pellgaçet përreth dhe partickat që kanë të re vetëm pronarin e tyre, sepse kanë të njëjtën metodë e sjellje si ajo e bufit të kënetës, janë si mrokulla të vogla. I bëjnë temena SPAK se do i heqi kundërshtarët, e këta do rriten. Sepse është lis i madh PS, është lis i madh, nuk hiqet kollaj.

Reklamë

Një përgjigje Rama e kishte edhe për reagimin e një ditë më parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Rama: Ama KLGJ duhet të shqetësohet, jo të bëjë korporatën atje dhe të çohet u bë trysni. Ça trysnie u bë, ju merrni shikoni a ka ndonjë të vërtetë në ato çfarë u tha, nuk u vjen e keqja nga Rama e PS, e kemi treguar ne çdo ditë. Ne jo vetëm nuk jemi nga ata që mbajnë shërbim armiqësia politike. Mos u shqetësoni ju që u bë trysni. Ca trysnie, bëni punën atje, merrni gjithë ato para, keni gjithë atë buxhet të jashtëzakonshëm, keni paga të jashtëzakonshme. Ca bëjnë atje, 1 mijë a dy mijë punonjës, me këto merruni, shqetësohuni a është  e vërtetë historia e dosjes së gjykatësit. Si ka mundësi që këto dosjet bien po në kokë.

Në mbyllje shefi i mazhorancës theksoi se reformat e PS kanë objektiv të realizojnë ndryshime  historike në vend.

Rama: Jam këtu për historinë, prandaj i mbaj të gjitha këto, llumra dhe të gjitha këto baltra dhe të gjitha këto goditje, gjithë këto gurë nga të katërta anët. Lloj, lloj poshtërsish dhe maskarallëqesh. Lloj – lloj, por e kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha flokët e zeza, atë punën e birit të k, që nuk ka pasur dhe nuk ka me prova, me llafe, me dyshime, sa të duash ashtu./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë