Subscribe

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për rikualifikimin urban te zonës përreth rrugës “Njazi Meka” në njësinë numër 4 në kryeqytet. Erion Veliaj, gjate inspektimit te punimeve tha se thashme realiteti ne këtë lagje ka ndryshuar.

 

 

“Megjithëse është një vapë e jashtëzakonshme, i jashtëzakonshëm është mundi i atyre që po punojnë për të sjellë Tiranën në terezi, përpara se njerëzit të kthehen nga pushimet. Jemi sërish në njësinë 4, një njësi e cila për faktin që ishte pjesë e Bregut të Lumit, për faktin që kishte shumë zona informale, konsiderohej një llaf i pistë në Tiranë. Sot e kemi ndryshuar këtë realitet. Bregu i Lumit jo vetëm është sinonim i shkollave, kopshteve, çerdheve të reja por i shumë prej blloqeve që po transformohen dhe mesazhi që duam të japim, nuk ka rëndësi nëse je kuksian, apo nëse je sarandiot; nëse je dibran apo përmetar. Kush jeton në Tiranë do trajtohet si kryeqytetas”

 

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se përmirësimi i infrastrukturës ne këtë lagje është një premtim i mbajtur, duke shtuar se ende ka pune per t’u bere.

 

 “Më vjen mirë sot që një lagje e cila ka banorë që në 30 vitet e fundit kanë ardhur për të kërkuar një jetë më të mirë në Tiranë, sot realisht kanë marrë jetën që kanë kërkuar. Pra duke vënë këtë infrastrukturë, me rrugët, me trotuaret për fëmijët, me ndriçimin, me ujësjellësin e gjithë kanalizimet, kemi sjellë realisht të njëjtin standard tek Bregu i Lumit, që është edhe në lagjet e tjera të Tiranës. Sigurisht që ka ende shumë punë për të bërë. Sot kemi prekur 5 blloqe masive, 32 rrugë. Ka plot të tjera për të bërë por më vjen mirë që e kemi mbajtur këtë premtim, ende pa mbaruar mandatin në Bashki”

 

Investimi ne njësinë 4 shtrihet ne një sipërfaqe prej 58 hektarësh dhe prek 35 segmente rrugore dhe sheshe që së shpejti do te rehabilitohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *