Pasi i kishte treguar situatën e rëndë të shkollës “Gani Duraku” ne Kukës, drejtori Osman Doçi ka pritur kryetarin e Bashkisë se Tiranës, por jo më i shqetësuar. Letra që pak javë më parë mbërriti në kryeqytet rrëfente për kushtet në të cilat mësonin nxënësit në Morinë. Por këtë vit nuk do të jetë kështu në shkollën 9-vjeçare, pasi Erion Veliaj ka shkuar bashkë me bazën materiale të nevojshme për përmirësimin e mësimdhënies.

“Duhet ta pranoj se ka qenë letra më e pazakontë që kam marrë në vitin tim të parë në punë. Shkolla “Gani Duraku” është shkolla e parë sapo kalon kufirin e Shqipërisë, kur vjen nga Kosova. Është mënyra se si përfaqësohet Shqipëria. Unë besoj se ndoshta nuk mund të kemi kushtet më moderne në kaq pak kohë, por ajo që mund të kemi është pak dinjitet në qytetet ku formohet Shqipëria e gjeneratës tjetër. Besoj se përpjekja jonë për të mbushur një kamion me nevojat bazike, dërrasa, tavolina, karrige, dyer, por edhe kompjuterë, është pikërisht për të treguar se pavarësisht problemeve që kemi në Tiranë, ajo që na karakterizon është bujaria dhe ndihma për njëri-tjetrin”.

Kryebashkiaku i Tiranës premtoi se do të rikthehet sërish në Morinë, por për rikonstruksionin e kopshtit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *