Subscribe

Përfundon ndërtimi i skarpateve dhe pritave në një gjatësinë prej 8 kilometrash në Lumin e Tiranës. Teksa inspektoi punimet, kryetar i bashkisë Erion Veliaj tha se kjo zonë nuk do të përmbytet më.

 

“Jo vetëm që s’patëm përmbytje në zonën e Bregut të Lumit, jo vetëm që uji nuk kaloi as brezin e parë të mbrojtjes, por jemi sot në një situatë ku po bëjmë diçka që para dy vitesh konsiderohej luks. Për të gjitha këto, dy vite më parë dikush do na quante të çmendur. Por, me sa duket çmenduria ose mrekullia ndodhi; sot jo vetëm kemi përfunduar sistemimin e lumit, lumi është në shtrat, kanalet e ujërave të zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

 

Ndërkohë Veliaj deklaroi se vijon aksioni për gjelbërimin e Tiranës dhe krijimin e pyllit orbital që do të rrethoje kryeqytetin. Rreth 4 mije peme janë mbjelle këtë të mërkurë në bregun e lumit.

 

“Të ndërtonim një park buzë lumit, të mbillnim 4000 pemë, 40 mijë shkurre dekorative, të bënim pistat e vrapit te Bregu i Lumit. Sigurisht, pemët sot janë filiza, ndoshta nuk kanë duk, ndoshta nuk do kenë duk edhe kur ta mbarojmë këtë punë, por jam i sigurt se do kenë duk për brezat e ardhshëm, kur të shohin një lum i cili është sistemuar, është në shtratin e vet, që mbron banesat, me një hapësirë argëtuese e çlodhëse; do ketë duk për një gjeneratë tjetër, pas kohës sonë, që do të kujtojë se në 2017 jo vetëm shpëtuam Tiranën nga përmbytjet dhe nga një havale e disa viteve me radhë, por i dhamë kësaj zone një nga vlerësimet më të mëdha të pronës dhe cilësisë së jetës në njësinë 11, njësinë 9, 8 dhe 4.”

 

Kryebashkiaku u shpreh se investimet në këtë zonë, kanë rritur vlera e pronës. Veliaj kërkoi nga banorët qe te mbajnë ambientin pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *