Subscribe

Në respekt të ditës së bajramit, nesër nuk do të ketë zhvillim të fushatës zgjedhore. Gjatë inspektimit të punimeve ne Xhamine e Namazgjase, kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me kryetarin e komunitetit mysliman të shqipërisë Bujar Spahiu lajmëruan se në vend të politikës do të zhvillohet një fushatë bamirësie. Po ashtu gjatë faljes së Fiter Bajramit, në orët e para të mëngjesit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë.

 

“Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin

 

Në shenjë solidariteti me banorët e Korcës që kanë pësuar dëme të mëdha në banesa prej tërmetit bashkia e tiranës ka vendosur të dërgojë ndihma.

 

 “Do të ftojmë të gjithë besimtarët myslimanë, por jo vetëm, përpara bashkisë dhe pas faljes së Bajramit, do të ngarkojmë një kamion me ndihma për qarkun e Korçës, aty ku këto ditë ka patur një sërë tërmetesh, ku e gjithë qeveria është mobilizuar, por unë besoj se ka nevojë edhe për ndihmën e qytetarëve.”

 

Për sa i përket xhamisë së namazgjasë parashikohet që pas 4 muajsh punimet  të përfudnojnë dhe vitin e ardhshëm Bajram Ramazan do të falet në ambientet e saj dhe oborrin përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *