Subscribe

Një bust në nder të poetit, përkthyesit dhe fizikanit Betim Muço, është vendosur në shkollën që mban emrin e tij në Tiranë. Kreu i Bashkisë vlerësoi figurën dhe kontributin e tij.

 

“Në qoftë se ka një arsye pse sot nuk e konsideroj një ditë pikëllimi, por një ditë gëzimi për veprën e Betimit, është se me sa duket ai e gjeti këtë përgjigje dhe fakti që sot kishim dy zonja, zonjusha të nderuara, mësuese që i lexonin jetëshkrimin respektivisht për arritjet në fizikë, sizmologji, shkencë apo në letërsi, në shkrime, do të thotë që ai arriti ta kthente këtë përgjigje dhe përgjigja ishte ‘lër një vepër për të cilën ia vlen të kujtohesh, për të cilën ia vlen të emërtohet një institucion, ia vlen të përpiqet një skulptor’.

 

Veliaj shtoi se kjo ceremoni mund të shërbejë më shumë si një moment reflektimi për gjurmët që cdo njeri le në jetë.

 

“Njerëz që janë të pavdekshëm për mua janë mësuesit e mi. Unë e mbaj mend si tani Polikseni Ndrenikën, e mbaj mend si tani Leonorën, te shkolla “Kosova”, pra dikush që lë shenjë nuk ka nevojë të jetë emër i madh dhe të votohet nga 1 milionë njerëz. Mund ta lerë këtë shenjë në njerëz të caktuar, për atë segment të jetës ku kanë dhënë një pjesë të jetës së tyre dhe jam i bindur që nëse ne arritëm që në një vit shkolla të ketë tashmë 1000 nxënës, do të thotë që ky është një shans fantastik, të lëmë gjurmë e të jemi të pavdekshëm për të paktën 1000 nxënës të këtij komuniteti që ku i dihet si u merr jeta nesër”.

 

Gjatë kësaj ceremonisë u shpërndanë edhe vlerësime monetare për nxënësit më të mirë të shkollës “Betim Muço” në fizikë dhe letërsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *