Subscribe

Të gjithë studentët që kanë ardhur në kryeqytet për të ndjekur studimet e larta, do të marrin një broshurë nga bashkia e Tiranës, e cila do t’ju shërbejë si guidë për të njohur qytetin.

 

Prezantimin e saj e bëri kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me studentët.

 

 “Na duhen vullnetarë dhe kur them vullnetarë, nuk flas për llaç e tulla. Na duhen vullnetarë që mund të shërbejnë si këshilltarë, si psikologë, si punonjës socialë, që dikush që mund të ketë kaluar një situatë të vështirë në familje, të mund ta rrëfejë ose të kërkojë ndihmë. Rrjeti ynë i vullnetarëve, pavarësisht profilit tuaj, qofshi sportiv, si Maratona e Tiranës, Triathloni, qofshi të profilit artistik, si Tirana Art Fest, apo edhe të profilit social, keni mundësi pafund. Patjetër që na ndihmoni, por jam i bindur se një vullnetar ndihmon edhe veten”,

 

Veliaj shtoi se vitin tjetër në Tiranë do të vijë edhe flota e parë e autobusëve elektrikë.

 

 “Vitin tjetër do fillojmë me autobusët elektrikë. Është një mënyrë shumë më komode për të përdorur transportin publik, sidomos tani që po bëjmë linjat e dedikuara jo vetëm për biçikletat, por duke filluar në unazë edhe për autobusët. Nëse doni të lëvizni në Tiranë është më mirë të përdorni një biçikletë.”

 

Kreu i bashkisë përshëndeti edhe njëherë vendimin  për të hequr pikat e basteve nga Tirana, e si pasojë edhe nga Qyteti “Studenti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *