Subscribe

Parku i liqenit Artificial, në këto ditë të nxehta të gushtit është shndërruar në një kamp veror për fëmijë të qendrave sociale, familjet me ndihëm ekonomike si dhe fëmijët nga komuniteti rom e egjiptian. Erion Veliaj ju bashkua fëmijëve pjesëmarrës në këtë kamp.

 

Erion Veliaj: “Këto dy muaj kemi krijuar një traditë shumë të bukur me kampin. Jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të shkojnë në plazh apo të bëjnë pushime, ndaj i sollëm këtu në mes të Tiranës”.

 

Kryebashkiaku u ka kërkuar fëmijëve që të tregohen të përulur dhe të mësojnë nga humbjet dhe fitoret e tyre, e mos të marrin si shembull politikanëve shqiptare.

 

Rëndësi ka që të mësojmë të luajmë në skuadër, të respektojmë njëri-tjetrin, të mësojmë se ne vetë, pa njeri-tjetrin, nuk i bëjmë dot gjërat e mëdha që ëndërrojmë dhe mbi të gjitha të kuptojmë që kur fitojmë, duhet të fitojmë me shumë përulësi dhe duhet t’i japim dorën kundërshtarit. Ama, duhet të mësojmë edhe si të humbasim. Ndonjëherë, kur shikoni të mëdhenjtë që merren me politikë etj. në Shqipëri, kur fitojnë sikur çfarë kanë fituar dhe i fyejnë të tjerët; kur humbasin tragjedi e madhe, thonë: “Të digjet gjithë bota, se ne humbëm”. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të mësojmë si të fitojmë dhe të humbasim”.

 

Nga kampi veror, Veliaj bëri të ditur se ne shtator nxënësit e shkollës Kosova qe zhvillonin mesmin ne ambientet e liceut tashme do te kenë një ndërtesë te re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *