Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi...

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare BE-SHBA

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë...

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington! Demokrati përplaset...

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam qenë që...

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në...

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi vetëm me...

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait...

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu!...

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

Veliaj me të rinjtë e Njësisë 1: Dallimi mes së majtës dhe së djathtës është se ne mendojmë për njerëzit

2 Nëntor 15:18

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një tur takimesh në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit dhe ndalesa e tij e parë ka qenë Njësia 1, në një bashkëbisedim me pyetje-përgjigje me të rinjtë.

 

I shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Eduart Shalsi, Veliaj vuri në dukje se lufta që po zhvillohet në Ukrainë ka shkaktuar rritjen e çmimeve kudo, por qeveria dhe bashkia po marrin vendimet e duhura për të lehtësuar qytetarët, sidomos studentët dhe njerëzit në nevojë.

 

 

Sipas tij, në këtë kohë kur e gjithë bota është në krizë, për shkak të luftës, fokusi duhet të jetë te grupet më vurnerabël.

 

 

“Lufta nuk është në dorën tone, por ne kemi në dorë të ulim koston e konvikteve për studentët apo t’i japim abonetë falas, siç kemi bërë tashmë. Ne kemi në dorë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse ne, edhe kur shpenzojmë për familjet tona, i blejmë produktet shqiptare, sidomos produktet bujqësore, të cilat nuk janë ndikuar nga çmimet e luftës, apo e bëjmë pazarin te dyqani i lagjes, është një mënyrë për të thënë që edhe këtë krizë do e kalojmë bashkë”, tha Veliaj.

 

Ai theksoi se këtu dallon edhe kush është i majtë dhe kush është i djathtë.

 

 

“Kur tërmeti prishi shtëpitë e shumë familjeve, e djathta do të thoshte ky është treg i lirë, jemi në kapitalizëm, shko te kompania e sigurimeve dhe ajo ta ndërton shtëpinë. Por a thuhet kjo në një vend që, vërtet është në kapitalizëm, por kur 97% e shtëpive janë të pasiguruara sepse kështu është tradita? Prandaj, e majta ka një përgjigje tjetër. Thotë: Do jetë shteti ai që do të rregullojë shtëpitë. Ky është dallimi mes së majtës dhe së djathtës. E djathta do të thoshte: më vjen keq, është rritur çmimi i energjisë për bizneset, janë rritur çmimet e ushqimeve për shumë produkte, sidomos ato që kanë lidhje dhe prodhohen në Rusi apo Ukrainë, është rritur edhe ç֛mimi i naftës dhe gazit, që nuk varet nga ne. Kurse e majta thotë: Kjo ndërmarrje vërtet funksionon me rregullat e privatit, por aksioner është bashkia. Në vend të justifikimit, gjejmë një zgjidhje. Aty ku bashkia e ka në dorë, zgjidhja që bëmë ishte të subvencionojmë 50-75% të kostos së çdo konvikti. E djathta mendon se gjërat duhet t’i zgjidhë dora e fshehtë e tregut: pra, meqë kemi një rritje të naftës, do rritet edhe çmimi i abonesë së autobusit. Por, e majta thotë: Do të japim Kartën e Studentit dhe abonenë do ta bëjmë falas”, sqaroi Veliaj.

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Vendi
Tagged:
Njesia 1 Te Rinjte Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen e kemi me 850 mijë shqiptarë, s’e kemi luksin të humbim projektin në Zvërnec

më shumë...

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington! Demokrati përplaset me Ballën, deputeti socialist: Ju kemi mundur dhe do t’iu mundim

më shumë...

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar, 4 gurë diamantë të padeklaruar kapen në Portin e Durrësit

më shumë...

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam qenë që nga dita e parë në protestë, thirrjet e të rinjve të dëgjohen nga qeveria

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:42

“Trump në Shqipëri vitin tjetër”, Balla: Marrëveshjen...

12:36

Gjermania optimiste për miratimin e marrëveshjes tregtare...

12:26

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh...

12:05

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington!...

11:57

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar,...

11:56

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam...

11:56

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë...

11:35

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi...

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

10:38

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo...

10:35

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:10

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit...

9:48

Kujdesi për lëkurën gjatë verës, çfarë ndryshon...

9:40

Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit,...

9:36

Zbulohet një call center në Tiranë, 4...

9:08

Vlora nuk “gjen qetësi”, rindizet zjarri në...

8:45

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do...

8:40

Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë...

8:30

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.