Subscribe

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka sulmuar klasën politike se bën një debat fallto pas të cilit fshihet populizmi për këtë kapur votat, dhe jo përmirësimi i jetës së qytetareve. Gjatë një fjalimi me të rinjtë socialiste, të cilët ishin mbledhur për të diskutuar mes tyre në sallën e kuvendit, Erion Veliaj u kërkoi që të mos marrin modelin e figurave që kanë pushtuar foltoren e parlamentit, duke nënkuptuar ish-kryeministrin Berisha. Kryetari i bashkisë duke ndarë eksperiencën e tij me të rinjtë e Forumit Socialist, u tha se në të ardhmen kur të jenë në poste te larta politike, do tu duhet të marrin vendime të vështira, por për të, zgjedhja duhet të jetë në anën e të drejtës, pavarësisht grupeve që preken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *