I sulmuar vazhdimisht për lejet e ndërtimit që jep si kryetar bashkie, Erion Veliaj sheh aspektin pozitiv.

 

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Veliaj deklaroi se për çdo leje ndërtimi vilet një taksë, me të cilën më pas ndërtohen kopshte e shkolla e bëhen shërbime të mira për qytetin. Sipas tij, në këtë mënyrë fitojnë të gjithë.

 

Për faktin që jepen shumë leje ndërtimi, kryebashkiaku i Tiranës përdori si argument sqarues se çdo vit vijnë mijëra qytetarë për të jetuar në kryeqytet dhe nuk ka vend mjaftueshëm për t’i pritur ata.

 

“Shumica e lejeve të ndërtimit janë të bashkisë, për shkolla e projekte të tjera. Edhe ti në pallat jeton, jo poshtë një ure. Të mos bëhemi racist për dikë që vjen në Tiranë. Sot Tirana ka në minimum apartamente bosh. Çdo vit shtohen 25 mijë veta. Më thuaj një vend që ka dalë në shitje dhe nuk është shitur. Kam dhjetëfishuar taksën e ndërtimit. Oligarkëve u ngel mendja dhe lekët te taksa. Më mirë të japim leje dhe të bëjmë gjëra për të cilat paguhet taksë dhe të bëjmë kopshte dhe shkolla për fëmijët. Të qenit ndërtues, nuk është kriminale. Sot sistemi është bërë më transparent sepse taksat paguhen në bankë. Kush ka para të pista, nuk i çon në bankë. Kanë ikur nga tregu spekulantët që vinin me çanta me cash se njihnin kunatin. Taksa paguhet përpara se të bëhet ndërtimi, fitojnë ata, fiton qyteti. Biznemenët e mëdhenj po thonë që vërtet po paguajmë më shumë, por qyteti është bërë më i mirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *