Subscribe

 

Merr fund mësimi me dy turne i nxënëseve të shkollës 9 vjeçare Isa Boletini. Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin dhe zgjerimin e 17 klasave të kësaj shkolle në periferi.

 

 “Më në fund shkolla “Isa Boletini” do të çlirohet nga makthi i klasave me dy turne sepse zona është transformuar. Fatmirësisht është ruajtur integriteti i pronës së shkollës, një territor i cili ka qenë ndër vite i lakmuar. Ka ndërtime informale gjithandej rreth e rrotull, por tani që kemi ruajtur integritetin e shkollës do të shfrytëzojmë hapësirat brenda saj për të shtuar klasat. Praktikisht po ndërtojmë një shkollë të dytë sepse shtesa është me 17 klasa, ndërkohë që 15 klasa bëjnë turnin e dytë. Kështu, jo vetëm që kemi hapësira për ata që e bëjnë mësimin turnin e dytë, por kemi edhe për të ardhmen, me shtesat që mund të vijnë nga rritja e popullsisë së zonës dhe nxënësve që do të regjistrohen në këtë shkollë”, tha ai.

 

Veliaj tha se bashkia ka si qëllim edhe krijimin e kushteve të përshtatshme për të zhvilluar mësimin ne të gjitha shkollat.

 

 “Shkolla ka një reputacion shumë të mirë. Kemi pasur plot nxënës me dhjeta, do të thotë që nuk ka rëndësi nëse e ke shtëpinë në Bllok apo në Kodër Kamëz, kush mëson, kush është i aftë, kush përpiqet, kush ka talent, ka një të ardhme në Tiranë. Ndaj besoj se ka ardhur koha që edhe cilësia e infrastrukturës ku dalin nxënësit me dhjeta të jetë e njëjtë si talenti i nxënësve të mrekullueshëm që kemi në këtë shkollë”.

 

Investimi në shkollën 9-vjeçare “Isa Boletini” parashikon ndërhyrje në godinën ekzistuese, si dhe ndërtimin e një objekti 3 kate. Gjithashtu, është planifikuar vendosja e shkallëve të emergjencës, nyje të reja higjieno-sanitare, si dhe krijimi i hapësirave sportive. Godina do të ketë sistem ngrohje me, ndërsa do të bëhet edhe sistemimi i ambienteve të jashtme të shkollës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *