Kryetari i bashkisë së Tiranës u prit në Pragë nga homologu i tij Zdeněk Hřib. Ai tha nga kryeqyteti Çek se Tirana dhe Praga do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre, veçanërisht start up-et në fushën e sipërmarrjes, rinisë dhe të kulturës.

 

“Me kryetarin e bashkisë patëm një mundësi fantastike për të folur për urat e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Pragës. Kemi shumë studentë, të rinj, të vjetër, edhe një qytet me përmasa sa të Tiranës dhe një histori fantastike. Besoj se një nga gjërat që mund të mësojmë nga bashkëpunimi me Pragën ka të bëjë me kulturën e start up-eve, me fokusin që është vënë te rinia sipërmarrëse, te rinia që prodhon, te rinia që zhvillon ekonomi”

 

Veliaj shtoi më tej se Praga dhe Tirana kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat e suksesshme që kanë zbatuar edhe në fushën e politikave mjedisore dhe qyteteve të gjelbra.


“Ishte muzikë për veshët e mi që Praga, si Tirana, ka një projekt për 1 milion pemë rreth qytetit. Me sa duket ky është trendi i qyteteve, që duan të kufizohen me hapësira të gjelbra, për të diktuar se ku mbaron zhvillimi urban dhe ku fillon pjesa rurale dhe agro-turizmi, që duhet ruajtur. Besoj se për shumë prej këtyre fushave, ku Tirana kandidon për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, kemi shumë për të mësuar nga Praga”

 

Gjatë qënrimit në Pragë, kryebashkiaku Veliaj do të marrë pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *