Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nis rrugëtimin e dëgjesave me qytetarët e Tiranës, për Buxhetin 2019 dhe bilancin e punës së realizuar në këto 3 vjet.

 

Në fjalën e tij, Veliaj përshëndeti vendimin e qeverisë për të ndaluar të gjitha lojërat e fatit dhe pikat e basteve në zonat e populluara, duke theksuar se ai është vendimi më i mirë edhe për qytetarët e Tiranës.

 

Nuk besoj se ka një nismë më të mirë të qeverisë shqiptare se iniciativa për të mbyllur të gjitha pikat e basteve e kazinove. Ej, jemi tek njësia 8, e keni parë ku e ka bustin Vojo Kushi? Është i mbytur me pikat e basteve, nuk e gjen dot Vojo Kushin tek Selvia. Pikat e basteve, duke nisur nga Vojo Kushi i pari, që lirohet në datën 1 janar, duhet të largohen nga Tirana. E dini se fondi që shkon për baste është më i madh se buxheti i Bashkisë së Tiranës në një vit? Pra, në qoftë se në Tiranë mbyllen kazinotë e bastet, do të kemi kursyer ekzaktësisht, ndoshta edhe diçka më shumë se sa është buxheti i Bashkisë, pra kemi dyfishuar financat lokale, vetëm duke mbyllur industrinë e veseve. Ky është një lajm i mirë për Tiranën, që duhet t’i gëzohemi të gjithë”.

 

Veliaj nënvizoi se për të patur një buxhet sa më të drejtë dhe më realist, duhet që çdo qytetar që nuk është regjistruar ta bëjë atë pranë njësive administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *