Subscribe

Tirana numëron pemën e 1 miliontë të mbjellë ne parkun e liqenit artificial. Kryebashkiaku Veliaj tha se objektivi për të arritur deri në fund të 2030, 2 milion pemë do të jetë sfida e viteve të vijim, ndërsa shtoi se pritet të hapet dhe Parku i Farkës

 

Më herët, Veliaj në një videomesazh për qytetarët është ndalur tek disa tregues ekonomik që sipas tij kontribuojne me 50% të prodhimit të brendshëm bruto.

 

“Tirana ka përjetuar një rritje të konsiderueshme ekonomike dhe përballoi me shumë sukses sfidat që erdhën nga faktorë të jashtëm, që s’i kishte në dorën e saj, siç ishin tërmeti, pandemia dhe tani inflacioni i luftës së Putinit. Por sot, zyrtarisht, kryeqyteti gjeneron gjysmën e ekonomisë së vendit, pra një bashki sa 60 bashki të tjera dhe falë politikave zhvillimore të Qeverisë dhe Bashkisë Tirana është kthyer në motorrin e zhvillimit ekonomik të vendit,” u shpreh Veliaj.

 

Motorri krysor në këtë zhvillim, për Velijan ka ardhur  nga sektori I ndërtimit por edhe turizmit

 

Turizmi është një tjetër sektor që i ka dhënë një hov të vrullshëm zhvillimit ekonomik të Tiranës sonë. Numri i turistëve në Tiranë është 4-fishuar krahasuar edhe me rekordin e vitit 2019, nga 1 milionë, në 4.5 milionë. Tirana në vitin 2015 vizitohej nga jo më shumë se 100 mijë turistë. 8 vjet më pas shifra e tyre ka shkuar në 4.5 milionë, duke nxitur një efekt zinxhir në sektorë të ndryshëm, që nga prodhimi bujqësor në rrethinat e Tiranës, baret, restorantet, hotelet dhe bujtinat në zonat rurale.

 

Tiranë do të ketë edhe një qëndër eventesh për ti dhënë një nxitje më të madhe turizmit vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *