Subscribe

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me banorë të njësisë 10 mbolli pemë.

 

Ai tha se Partia Socialiste është forca që e çon përpara qytetin me punë, ndërsa përsëriti se po ndërhyhet në çdo rrugë të lagjeve.

 

Fakti që kemi punuar çdo ditë, është garanci se edhe në datën 15 maj, edhe datën 16 maj, edhe në qershor, në korrik, në gusht, do të jemi duke bërë këtë punë. Ndaj, dua që të mbajmë ritmin në të gjithë kantierët, cep e më cep. Ka gjithmonë njerëz që do gjëjnë alibi pse s’duhet punuar, pse duhet të shkojmë mbrapa. Unë besoj se qyteti ka parë hajër nga puna jonë.

 

Erion Veliaj u shpreh se, teksa çifti Berisha-Meta kanë hallet e tyre dhe merren me inate të vjetra, Partia Socialiste mbjell pemë dhe gjelbërim, bën punë dhe projekte.

 

Hallet e Saliut dhe të Ilirit do bëhen hallet tona? Pra, njëri që është “non grata”, ose ka qenë sigurims, do kthehet në hallin tonë, apo hallet e komunitetit do gjejnë zgjidhje te ne? Unë besoj se është kjo e dyta. Detyra jonë nuk është t’i pëlqejmë të gjthëve, detyra jonë është t’i shërbejmë të gjithëve. Duke i shërbyer të gjithëve, unë besoj që shkojmë përpara. Mjafton të shikoni vlerën e pronës: Në Njësinë 10 është 2-3 fishuar. Edhe dikush që nuk na voton, nuk na mbështet, vetëm duke ndenjur në shtëpi, është bërë 2-3 herë më i pasur sot.

 

Kandidati i socialistëve për Tiranën u kërkoi banorëve që të votojnë emrin e tij më datë 14 maj, si e vetmja mundësi për kryeqytetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *