Subscribe

Dogana për autobusët elektrike mund të bëhet të behet zero. Lajmin  e dha kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, gjatë prezantimit të buxhetit në njësinë 7. Ai përshëndeti vendimin e qeverisë për ndalimin e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

 

“Një lajm tjetër i mirë që na erdhi nga qeveria e Edi Ramës dhe shumica e PS në Parlament është se Komisioni i Ekonomisë dhe Financave po konsideron t’i japë më shumë fuqi transportit alternativ, duke e bërë doganën e TVSH-në zero për autobusët elektrikë, që ndotin po aq sa një celular. Kështu, hyjmë realisht në një epokë të re. Nuk ka nevojë të jemi të fundit, por ashtu si me fushatën e pemëve dhe nismën për më shumë korsi biçikletash po dalim të parët në rajon, ashtu edhe me autobusët elektrikë kemi një shans fantastik të shkëlqejmë si një vend e qytet modern”

 

Veliaj shtoi se do të nisi edhe pilotimi i një segmenti të Unazës së Katërt e cila do ti kushtohet transportit publik dhe biçikletave.

 

 “Unaza 4-t është mes unazës klasike të Tiranës dhe Unazës së Madhe. Do bëjmë një segment të parë të Unazës së 4-t, e cila është konceptuar kryesisht për transport publik, pra për të futur të paktën një linjë autobusi midis Unazës 3 dhe 5, si dhe kryesisht për transport me biçikleta, për t’i dhënë Tiranës një brez të gjelbër, ku mund të bëhet e gjithë unaza pa u dyndur në trafikun e përgjithshëm që ka unaza e madhe, ose unaza e 3-të”,

 

Ashtu si dhe më herët, Veliaj ka kërkuar mbështetje masive nga qytetarët në zgjedhjet lokale.

 

“Në momentin që ke edhe vullnet, edhe votat, gjërat bëhen. Pse nuk u bënë më përpara as nisma kundër basteve, as ajo e bonusit për bebet? Do të thotë se fuqia që të jep vota për PS, për të marrë vendime të drejta për vendin, është një fuqi që transformon realitetin dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë për të njëjtën fuqi në Këshillin Bashkiak”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *