Subscribe

Partia Socialiste synon të fitojë mandatin e tretë në Bashkinë e Tiranës. Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me të rinj socialistë të ardhur nga vende të ndryshme.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Po përgatitemi për betejën e mandatit të tretë në Tiranë, por patjetër edhe për të vazhduar progresin që kemi nisur. Ne e fillojmë fushatën për zgjedhjet e ardhshme në ditën kur sapo shpallet rezultati i zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja pse kemi filluar riorganizimin tonë që vjet sepse besojmë se vetëm një parti, që është në fushatë të vazhdueshme, në mënyrë të pandërprerë, është një parti që mund të ruajë hapin e kohës.”

 

Veliaj nënvizoi se partia Socialiste ka në fokus të veçantë të rinjtë, të cilëve u ka dhënë detyra të rëndësishme përfaqësimi.

 

“Të rinjtë nuk janë dekor, por për PS ata janë substance”.

 

Duke iu referuar luftës në Ukrainë, Veliaj u kërkoi socialistëve të jenë më solidarë kudo që ndodhen, pasi në të kundërt, nuk mund të ketë ambicie për integrimin në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *