Ne raportet e Bankës Botërore dhënia lejeve te ndërtimit mbetet nje nga problemet kryesore te te berit biznes ne Shqipëri. Por situata duket se po shënon përmirësim, pasi pervecse leja merret online, tashme ajo mund te gjendet lehtësisht edhe ne faqen e Bashkisë se Tiranës. Ketë risi kryetari i bashkisë Erion Veliaj, e prezantoi si nje nga masat e tij kundër korrupsionit dhe transparencës ndaj publikut.

 

Gjate nje konference rajonale per korrupsionin, Veliaj ka komentuar edhe sulmet ndaj tij ne lidhje me daljet e përditshme ne media.

 

Kreu i bashkisë ftoi qytetaret te përdorin aplikacionin ‘Tirana ime” nga ku mund te denoncojnë me foto çdo problem ne qytet. Ndërsa nga janari i 2018, rreth 70 dokumente banoret mund t’i marrin ne nje bankomat te vetëm, pa pasur nevojën per te pritur ne radhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *