Subscribe

Kryetari i bashkisë u ka dërguar nje letër falënderimi qytetareve, që besuan sërish për të vazhduar punën ne Tiranë. “Qytetaria juaj dhe zgjedhja e vendosur për të ecur në rrugën e nisur më bëjnë të ndihem sa krenar, po aq edhe i përunjur. Askush më shumë se unë nuk është i vetëdijshëm se vota e 25 qershorit ishte një referendum për punën e bërë në Tiranë në dy vitet që shkuan”, shkruan Erjon Veliaj.

 

Sipas tij, vota e  25 qershorit, do t’i japë Bashkisë së Tiranës mbështetjen e pandërprerë të qeverisë dhe Edi Ramës, për të vijuar punën me ritme edhe më të larta. Në letër, Veliaj u zbulon qytetarëve edhe projektet që shumë shpejt do të marrin jetë. Një vëmendje e veçante i është kushtuar ndërtimit të shkollave të reja dhe të këndeve çlodhëse në çdo lagje. Në fund të letrës, kryebashkiaku siguron se rruga e hapur për qytetin përmes fuqisë së votës, nuk do të ndalet.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *