Subscribe

Rruga e Kavajës, një ndër akset kryesore të Tiranës, i është nënshtruar rikonstruksionit të trotuareve. Punimet kanë krijuar edhe hapësirat e posaçme për të udhëtuar me biçikleta.

 

“Ndërhyrja kryesore ishte aksi qendror për biçikletat. Është një qytet që po i përqafon biçikletat, shumë të rinj po hipin mbi dyrrotakë dhe kjo është e ardhmja. Sheshi “Skënderbej”, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri, Liqeni, janë objekte ikonike, por ne na duhet që lëvizshmëria jonë të jetë një pedonale cilësore, ndaj dhe jam shumë i lumtur sot që në rrugën e Kavajës po bëjmë një shtrim të të gjithë trotuareve. Do t’u kërkoj banorëve që, me të mbaruar investimin e trotuareve cilësore tek rruga e Kavajës, të lirohet aksi qendror ekskluzivisht për biçikleta, dhe pastaj të gjithë këmbësorët të përdorin dy trotuaret anësorë”

 

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundim të punimeve, ndërsa theksoi se 2019-ta do te jetë një vit aksioni.

 

“Dua të ftoj të gjithë banorët të tregojnë bashkëpunim, teksa mbarojmë gjysmën e mbetur për të shkuar deri tek “21-shi”. Ne do ta përqendrojmë të gjithë vëmendjen tonë në zonat kapilare dhe lagjet. Ato zona të cilat kanë identifikuar tashmë, me Bashkinë, një hapësirë për një shesh rekreativ ose kënd lodrash, ky do të jetë prapë një vit aksioni. Ndërkohë, e gjithë ndërmarrja jonë do të fokusohet në kryqëzime, për të ulur rampat dhe për t’u siguruar që të jemi një qytet i aksesueshëm për ata që janë me karrige me rrota, për prindërit që shtyjnë karrocat me fëmijë”,

 

Ashtu sikurse tek Unaza, edhe në rrugën e Kavajës do të ketë korsi të dedikuara për transportin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *