Subscribe

Eshtrat e 6 italianeve te vrare gjate Luftës se Dyte Botërore do te prehen ne varrezat e Sharrës. Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishte kryeipeshkëvi i Tiranës Durrësit, Imzot George Frendo  ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Kutilo, si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se është kohë që qyteti të fillojë të praktikojë varrezat murale.

 

 “E kuptoj se është një vendim i guximshëm, që ka shumë nevojë për shpjegim, por ama është një vendim i cili na modernizon. Nëse e pranojmë pa histeri, por me besimin se këto janë vetëm eshtrat fizike, kurse shpirti i njeriut është diku tjetër, dhe duke parë nga Italia një sistem modern, besoj se kemi trajtuar me dinjitet, por edhe me mend në kokë mënyrën sesi respektohen njerëzit, se si trajtohet kjo hapësirë e limituar publike që kemi në qytet për varrezat.”

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se ndryshe nga Italia, në Shqipëri praktika e varrezave murale në Shqipëri do të aplikohet vetëm me varret e vjetra.

 

“Jemi përpara një fakti ku, me mbi 3300 varrime çdo vit në Tiranë, kemi nevojë të vazhdueshme për më shumë hapësirë. Siç e shikoni, varrezat në Tufinë po i ngjiten malit të Dajtit, kurse varrezat në Sharrë po marrin gjithmonë e më shumë pronë nga qytetarët, që as këndej nuk na pëlqen kur i shpronësojmë për çështje të tilla. Nëse në Itali koha kur dikush prehet në një varrezë nën tokë është deri në 10 vjet para se të kalojë në një varrezë murale, ne po themi për varret mbi 70-80 vjeçare, të braktisura prej kohësh të stërgjyshërve që s’kanë as familje. Pra, duhet të kemi një moment reflektimi për ata njerëz që janë të besimit katolik apo ortodoks, të cilët tipikisht e bëjnë këtë në vende të tjera, apo edhe me besimtarë myslimanë, por qoftë edhe ateistë, të fillojnë me këtë fazë pjekurie, ku të kuptojmë se toka është e kufizuar dhe s’mund të kemi gjysmën e qytetit varrezë dhe gjysmën tjetër banorë”

 

Kryeipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, theksoi se varrezat murale krijojnë mundësi që njerëzit të vazhdojnë të tregojnë respekt për të afërmit e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *