Subscribe

Erion Veliaj mbështet vendimin e qeverise per ndalimin e përdorimit te qeseve plastike. Duke e cilësuar problemin numër 1 te ndotjes, kryebashkiaku u beri apel qytetareve për ndërgjegjësim dhe përdorimin e çantave ekologjike.

 

“Pas dy muajsh, në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë do të anulohen me ligj qeset plastike. Problemi numër 1 i ndotjes në vend. Këtu ka njerëz që janë gjenerata e prindërve tanë dhe që e mbajnë mend kur bëhej pazari me rrjeta ose traste. Sot qese për çdo pako çamçakëzi. Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar me ligj qeset është ndoshta vendimi më historik në mbajtjen pastër të Tiranës dhe të atdheut tonë. Ndaj, dua që t’i lus të gjithë, ju lutem, përgatituni për këtë ndryshim.”

 

Kryetari i Bashkisë ka inspektuar investimin me te ri ne zonën e Don Boskos. Një hapësire çlodhëse dhe argëtuese është ndertuar ne nje nga blloqet e banimit te kësaj zone. Per Erion Veliajn investimet e bashkisë brenda lagjeve po rrisin edhe vlerën e pronës.

 

 “Mbaj mend kur erdhëm në 2015-ën, drama më e madhe nuk ishte kjo ndërhyrje kapilare në nivelin fundor të lagjes, por Rr. “Don Bosko” që përmbytej çdo vit. Sot është viti i tretë që “Don Bosko” nuk përmbytet; pra, ndryshimi si dita me natën! Do të thotë që kur ne shqiptarët e mbajmë mendjen tek puna, nuk pengojmë e nuk i vëmë stërkëmbsha njeri tjetrit, sot Don Bosko ka dalë në dritë. Shikoni  çfarë ka ndodhur me vlerën e apartamenteve në këtë lagje, ku këtu s’ka baltë, por ka asfalt, ku aty s’ka llucë, por kënd lojërash, ku atje nuk ka ferra, por stola, i shtohet vlera gjithë banesave. Po të shtrihemi e të shesim të gjithë përtokë, nuk vjen njeri të blejë shtëpi”,

 

Erion Veliaj premton se ne mandatin e tij te dyte Tirana do te marre me shume zhvillim dhe investime per transformimin e kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *