E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Veliaj: Jo bixhozit në kryeqytet

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka mbështetur nismën e qeverisë për të zhvendosur dhe mbyllur kazinotë dhe bastet sportive. Sipas tij, kjo industri qarkullon para më shumë së sa është buxheti i bashkisë së kryeqytetit. Ndaj dhe ky fenomen duhet eliminuar me qëllim që të mbeten më shumë para në duart e qytetarëve.

 

Por për kreun e bashkisë ky ndoshta nuk është lajm i mirë për lojtarët meshkuj, por sipas tij, efektet pozitive do të ndjehen më pas në buxhetet familjare, ku nisma të zbatohet.

 

Reklamë

Këto deklarata kryebashkiaku i bëri teksa prezantoi projektbuxhetin e bashkisë në njësinë numër 4 në Tiranë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë