Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton përmes një statusi në Twitter se ka nisur puna për kompleksin e ri shkollor te zona e “Freskut”. Ai shkruan se shtatori që vjen do e gjejë këtë zonë me shkollat më të mira në vend.

 

“Nisem punimet per kompleksin e ri shkollor tek Fresku ne vendin ku me pare ishte IMT/PB, te cilet jane spostuar per t’i hapur udhe shkollave aq te nevojshme per komunitetin IKV-Fizike Berthamore-Qesarake-Dajt. Shtatori qe vjen e gjen Freskun me shkollat me te mira ne vend!”, shkruan Veliaj në Twitter.

 

Në zonën e “Freskut” do të ndërtohet parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *