Subscribe

Rilindja urbane shtrihet edhe ne fshatrat e Tiranës. Bashkia ka rehabilituar sheshin e fshatit Qeha, ne Petrele dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka premtuar qe projekti do te përfshije te gjithe fshatrat qe jane pjese e Tiranës.

 

“Menduam se mund të kishim një mini-rilindje urbane brenda Bashkisë së Tiranës, ku siç kemi bërë me sheshin “Skënderbej”, mund të punojmë me të gjitha sheshet e fshatrave tona. E filluam në Qeha, një fshat simbol, me një klimë fantastike, që gjithashtu po popullohet nga qytetarë të rinj që zgjedhin të jetojnë në fshat për t’iu larguar trafikut dhe zhurmës së Tiranës.”

 

Veliaj theksoi se investime te kësaj natyre synojnë qe te rikthejnë jeten neper fshatrat e Tiranës.

 

“Do të investojmë me të njëjtën cilësi si në sheshin “Skënderbej”. Ndërtimi i autostradave i kthen në xhepa disa prej fshatrave ku më parë kalonte rruga e vjetër. Do të thotë se na duhet të gjejmë arsye të tjera pse duhet të rikthejmë jetën në fshat. Investime në qendra të tilla, në ekonominë e bujqësisë, në restorante, në qendra të hipizmit si ajo që është pranë këtij fshati, na sigurojnë arsye të ndryshme për t’u larguar nga jeta e Tiranës me zhurmë e me trafik dhe me ndotje për të ardhur në jetën e fshatit.”

 

Rehabilitimi i këtij sheshi përfshin sistemin e rrugës, ndërtimin e rrjetit te kanalizimeve si dhe një rrjet ndriçimi e gjelbërimi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *