Subscribe

Brenda vitit Tirana do ketë një markatë të re dhe moderne të mishit dhe peshkut. Këtë të premte kanë nisur punimet për ndërtimin e saj, si pjesë e projektit të Pazarit të Ri.

“Besoj se deri në fund të këtij vitit do të kemi përfunduar totalisht pjesën e tregut të fruta-perimeve, pastaj bashkë me pjesën e markatës së mishit dhe peshkut, e gjithë kjo hapësirë do të funksionojë si një hapësirë për komunitetin gjatë orëve të pasdites, me restorante, muzikë, artizanët, për aktivitete të ndryshme kulturore, nga të cilat Tirana ka shumë kohët e fundit”. “Kush është banor i zonës së ‘Pazarit të Ri’, te sheshi ‘Avni Rustemi’, i rrugës ‘Qemal Stafa’, tashmë ka një pronë që, sipas agjencive imobiliare, vlen 35% më shumë se sa vlente para një viti. Kaq mjafton për të thënë se investime të tilla ia rrisin vlerën pronës”.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *