Subscribe

Pas dy vitesh, kryeqyteti do të ketë teatrin e ri kombëtar. Me këtë premtim, gjatë inspektimit në kantier, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve dhe informoi se aktualisht janë hedhur themelet dhe po punohet për katin -1 të parkingut nëntokësor.

 “Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe. Do të shfrytëzojmë vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, plus gjithë vitin tjetër, që të mbarojmë karabinanë e godinës”, tha Veliaj.

Veliaj nënvizoi se gjatë punimeve është konstatuar se teatri i vjetër nuk kishte themele.

“Ky është një vend ku, siç zbuluam në punë e sipër, teatri i vjetër nuk kishte as themele. Po ashtu, fakti se asnjë trupë e huaj nuk guxonte të vinte këtu, dhe në tre vitet e fundit as nuk guxohej të bëhej ndonjë shfaqje, do të thotë se kemi marrë vendimin e duhur”, shtoi kryebashkiaku.

Shembja e godinës së vjetër të Teatrit Kombëtar shkaktoi përplasje të forta mes Aleancës për Mbrojtjen e tij dhe policisë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *