Subscribe

Brenda muajit nëntorit do te përfundoje unaza e vogël përreth qendrës se kryeqytetit. Bashkia e Tiranës dhe OSHE kane nisur punën per zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili po mban peng punimet duke shkaktuar edhe trafik ne kete zone te qendrës. Kryetari Erion Veliaj gjate inspektimit te punimeve tregoi  per vijimin e punimeve deri ne funksionimin e  plote te unazës.

“Ka qenë një operacion i vështirë. Ju e dini fare mirë që nënstacioni ka vite që është vendosur këtu dhe sa herë që bëhen zhvendosje të tilla na duhet njohuri shumë e mirë teknike dhe ekspertë të huaj. Kemi bërë një shpronësim në qendër të Tiranës, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës Vogël, tani po bëjmë edhe zhvendosjen e nënstacionit. Nuk kemi pasur asnjë minutë ndërprerje të energjisë elektrike, është arritur me shumë efikasitet të bëhet furnizimi me energji i qendrës së Tiranës, për të mos u impaktuar asnjë qytetar asnjë orë të ditës nga procesi i lëvizjes së nënstacionit, i cili furnizon një pjesë të mirë, në mos gjysmën e Tiranës, me energji elektrike”.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se edhe qendra e Tiranës me ritmet e deritanishme te punës pritet te përfundoje para afateve.

Me këto ritme, brenda verës së ardhshme do të përfundojmë edhe sheshin “Skënderbej”. Dua t’ju kërkoj ndjesë qytetarëve; e di, një shtëpi rregullohet, shiko sa rrëmujë bëhet, imagjino kur rregullojmë një qytet të tërë, por janë punë shtëpiake që një ditë duhen bërë dhe më mirë që t’i heqim të gjitha këto punë që në vitin e parë, pra Unazën e Vogël, sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri, disa nga parkingjet nëntokësore, në mënyrë që pastaj të kemi një shtëpi ku do kemi dëshirë të jetojmë të gjithë. Ndaj, shumë ndjesë dhe shumë mirënjohje për durimin e qytetarëve. E di që është e pakëndshme qëndrimi në trafik, megjithatë dua të falënderoj sidomos ata që kanë preferuar të përdorin ose transport publik, ose të ecin në këmbë, ose biçikletën”.

Kryebashkiaku ka kërkuar mirëkuptimin e qytetareve per pengesat e krijuara gjate kësaj kohe ne trafik.  Ndërsa përfaqësues te OSHEE-së sqaruan se po punohet  ne ate menyre qe zhvendosja e nënstacionit mos sjelle kufizime te energjisë elektrike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *