E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Video · Sociale

Veliaj inspekton punimet në zonën e Laprakës

Bashkia e Tiranës është duke vijuar punën për rikualifikimin e blloqeve të banimit në kryeqytet. Erion Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve ne Laprake investimit ne ketë lagje ishte një premtim i mbajtur për qytetarët.

 

 “Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga mënyra se si kanë ecur punimet në këtë zonë me rrugët “Marubi”, “Bruzi” dhe rrugicat që i lidhin ato. Mbaj mend se kam qenë ekzaktësisht përpara 3 vitesh këtu, në një familje këtu afër, të cilët më thanë: “Kryetar, do të votojmë për ty, por rrugës tonë s’ka për t’i ardhur radha në mandatin e parë”. Ende s’ka mbaruar mandati i parë, jemi në vitin e 3-të dhe po mbajmë premtimet që kemi dhënë në fushatë, për t’u siguruar se bëjmë gjithçka kemi premtuar. Përkundrazi, u bë jo vetëm rruga që u premtua, por i gjithë blloku”

 

Reklamë

Veliaj vlerësoi edhe bashkëpunimin mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal.

 

“Qeveria ‘Rama’ dhe kjo bashki do të mbahen mend për faktin që kanë thyer rekord: njëra për legalizimet, tjetra për urbanizimet. Filozofia jonë është: qeveria është një hap përpara me legalizimet, pra u bën letrat dhe u jep të drejtën e pronësisë kujtdo që ka vendosur të vendoset në Tiranë, ndërkohë më pas vjen bashkia për të urbanizuar zonën. Them se të dyja palët, qeveri-bashki, kemi arritur një histori suksesi. Ndaj, besoj sot kjo lagje ngryset me një vlerë më të madhe”

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se punimet do te vijojnë me intensitet në shumë zona të kryeqytetit gjatë sezonit turistik, duke përfituar edhe nga largimi i qytetarëve për pushime.

Më shumë video

Reklamë