Subscribe

Teksa inspektoi nisjen e punimeve në rrugën “Dalip Topi”, në zonën e “Kodrës së Priftit”, kryetari i bashkisë së Tiranës, siguroi banorët se në kryeqytet puna nuk do të ndalet as në muajt e verës. Veliaj siguroi se fushata zgjedhore nuk do të ndikojnë në punimet e bashkisë.

 

“Dua t’i garantoj qytetarët, se pavarësisht se qyteti, ashtu si e gjithë Shqipëria, do të hyjë në fushatë zgjedhore, kjo nuk do ndikojë aspak në punën e Bashkisë së Tiranës. Siç kemi punuar çdo ditë me një punë konkrete, kështu do të vazhdojmë gjatë gjithë kësaj periudhe, teksa përgatisim kopshtet, çerdhet, shkollat për fillimin e vitit të ri akademik. Jemi të fokusuar te puna dhe besoj se Tiranën e kemi çuar në drejtimin e duhur dhe do të mbajmë këtë ritëm.”

 

Veliaj tha se cilësia punëve do të jetë e njëjtë si në qendër, ashtu dhe në zonat rurale dhe se ka ardhur të ndalim ndërtimet e parregullta.

 

“Në javët në vijim do të hapim sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri, do të vazhdojmë me investimet madhore, por besoj se përtej sheshit, bulevardit, pazarit, stadiumit, qytetarët kanë nevojë edhe për ato që janë kapilarët e jetës në komunitet, që janë këto rrugë dhe këto ndërhyrje në lagje, për të bërë diferencën se nuk ka rëndësi nëse je në këtë anë të Tiranës urbane po në anë tjetër, rurale. Të gjithë meritojnë të njëjtin standard nga periferia deri në qendër. Nga ky moment nuk ka më improvizime të tipit, secili murin e vet, secili kanalin e vet të ujërave bardha, të ujërave të zeza, secili një gropë septike apo një pusetë të shpikur aty për aty. Sot të gjitha bëhen me një standard dhe parimi është që, pasi ke ardhur në Tiranë, do të luash me rregullat e qytetit. Është ekzaktësisht ajo që po bëjmë këtu në rrugën ‘Dalip Topi’”.

 

Investimi ne Rrugën “Dalip Topi parashikon sistemimin e ujërave të zeza e të bardha dhe ndërtimin e mureve mbajtës, asfaltimit dhe pajisjen e rrugës me ndriçim e sinjalistike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *