E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj inspekton punimet në njësinë 2/ Shkollë me emrin e Bashkim Finos

Një shkollë e re do i shtohet Tiranës vitin e ardhshëm për të pritur fëmijët e 1000 familjeve të njësisë 2. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi kantierin e ndërtimit, ku u shpreh se kjo shkollë do të jetë një ndihmë e madhe për familjet e qytetit student.

 

“Është një ditë shumë e mirë kjo për Njësinë 2. Ka qenë një kërkesë e administratorit, por edhe e banorëve të cilët shkojnë deri te shkolla “Mihal Grameno”, tek shkolla “Labinoti”, apo shkolla “Kosova” për të çuar fëmijët e tyre, duke harxhuar nga dy orë në ditë. Ndaj unë besoj që jo vetëm iu kursejmë kohë, por i japim kësaj zone një nga shkollat më cilësore. Këtu ka qenë kaldaja e vjetër e Qytetit Studenti, kështu që ishte e vetmja hapësirë shtet që ne mund të shfrytëzonim për të ndërtuar një shkollë.”

 

Reklamë

Veliaj zbuloi se kjo shkollë do të mbaj emrin e Bashkim Finos që u nda nga jeta dy ditë më parë, pas komplikacioneve nga covid 19

 

Bashkia e Tiranës planifikon të ndërtojë edhe 2 shkolla në zonën e Freskut.

 

 

Më shumë video

Reklamë