E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Veliaj inspekton punimet në godinat e konvikteve

Rreth 500  të rinj do të jetojnë në kushte shumë më të mira në godinat e rikonstruktuara  të qytetit studenti. Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe tha se nderhyrja do te vijoje ne te gjitha konviktet.

 

 “Erdhi ajo kohë e vitit kur duhet t’u themi “Mirë se erdhët në Tiranë” gjithë studentëve, por këtë vit mirëseardhja është krejt e veçantë. Dua të falenderoj me zemër të gjithë kolegët e stafeve tona në “Qytetin Studenti”, që kanë punuar gjithë verën për t’u siguruar që kushtet të jenë optimale. Po hapim sot një konvikt të ri vajzash, të rikonstruktuar, ndaj u themi të gjithë studentëve shumë suksese, mirë se erdhët në shtëpinë e dytë”

 

Reklamë

Veliaj  theksoi se krahas përmirësimit të kushteve infrastrukturore, te rinjte qe ndjekin universitetin do të kenë mundësin të përdorin edhe kartën e studentit

 

“Kemi mbajtur fjalën me kryeministrin për Paktin e Universitetit, duke kërkuar që studentët të respektojnë pjesën e tyre të paktit, kurse ne pjesën tonë. Pra, ata u rikthyen në studime dhe dolën shkëlqyer, kurse ne u rikthyem në punë, prodhuam Kartën e Studentit, e cila duke filluar nga kjo javë do të vazhdojë të shpërndahet në të gjitha fakultetet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të fillojmë edhe në fakultetet private, që edhe ata të përfitojnë nga lehtësirat, nga aboneja dhe kursimet që vijnë prej saj”

Godinat numer 24 dhe 25 janë ndërtuar që në vitet 80- te dhe prej me shume se 3 dekadash  nuk to nuk  ishte vene dore.

Më shumë video

Reklamë