E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Veliaj inspekton punimet e Teatrit: Vepër që do t’i mbetet qytetit, ia ka vlejtur çdo debat

Kryebashkiaku Veliaj në inspektimin e rradhës në kantierin e Teatrit te Ri, dha lajmin se infrastruktura e nëntokës ka përfunduar dhe se shumë shpejt nis puna në sipërfaqe.

“Kemi mbaruar punimet nëntokë dhe kemi dalë mbi sipërfaqe. Jemi gati të hedhim beton dhe të shohim madhështinë e teatrit të ri. Mund të themi se ia ka vlejtur çdo betejë, çdo debat, çdo dikutim, të gjitha ato cic-micet tona ballkanike. Ndihem mirë që në vitin kur Tirana mban titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut”, po ndërtohet Teatri i Ri, një vepër që do t’i mbetet qytetit në përjetësi”, tha Veliaj.

Reklamë

Projektuesi i Teatrit të Ri, arkitekti, Bjarke Ingles tha se duhet që brenda një viti të jetë gati struktura e ndërtesës për të filluar të detajohen punimet e brendshme.

“Për herë të parë në Tiranë kam ardhur në vitin 2010 dhe transformimi që ka ndodhur është i pabesueshëm. Më në fund, pas gjithë kësaj pune, kemi dalë mbi nivelin e tokës dhe mund të shihni konturet e ndërtesës, si një lloj fishekzjarre e madhe prej letre, e rrudhur në mes, e cila krijon një hapësirë publike, pothuajse si një skulpturë që qëndron në një shesh publik”, tha Ingles.

Teatri i ri është projektuar që të ketë edhe një hapësirë për të ruajtur nostalgjinë e teatrit të vjetër./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë