Subscribe

Kryetari i Bashkise Erion Veliaj, ishte ne njesine 10 ku inspektoi punimet ne cerdhen “Pranverat”. Per kreun e Bashkise shtimi i kërkesave per frekuentimin e institucioneve publike parashkollore, eshte nje pergjegjsi e madhe per t’iu përgjigjur interesit te qytetareve.

 

“Njësia 10 është vërtet e vogël si hapësirë, por me ka dendësi të jashtëzakonshme popullsie. Është në zemër të Tiranës, do të thotë se edhe trysnia mbi njësinë për të pasur shërbime për çerdhe e kopshte është i jashtëzakonshëm. Ndihemi disa herë mirënjohës për skuadrën tonë që ka punuar gjatë verës sepse po krijon një hapësirë ku, jo vetëm do të rrisim në kushte shumë dinjitoze çunat dhe gocat e Tiranës, por do të lirojë prindër, që pasi ia besojnë fëmijët çerdheve tona, të kenë mundësi të kenë aktivitetin e t’i rikthehen punës së tyre.

 

Veliaj theksoi se ashtu si në këtë çerdhe, Bashkia e Tiranës po punon që të shfrytëzojë çdo hapësirë publike për shtimin e mjediseve të reja.

 

“Në vende si kjo hapësirë në zemër të Tiranës, ku edhe shpronësimi është i shtrenjtë, ku edhe toka e lirë është e paktë, po mundohemi të shfrytëzojmë maksimalisht; pra, kemi dyfishuar kapacitetin e çerdhes, duke shtuar 4 grupe të tjera dhe do të mundohemi që në të gjithë territorin, aty ku ka vend për hapësira të reja, të zgjerojmë hapësirat e akomodimit, të shtojmë grupet apo edhe terrenet sportive, siç do të bëjmë edhe këtu një kënd lodrash”

 

Për të ulur fluksin e kërkesës për institucionet publike, kreu i bashkise tha se po punohet që të ngrihen çerdhe dhe kopshte pranë ndërmarrjeve apo kompanive të mëdha private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *